Ambasadori Zemaj takohet me të Dërguarin e posaçëm të kryeministrit të MB-së për Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus
20:05 | 09 June 2022
Ambasadori i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astri Zemaj, është takuar sot me të Dërguarin e posaçëm të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Marshallin e Forcave Ajrore, Sir Stuart Peach.
Zemaj ka bërë të ditur se nga ky takim pune është diskutuar mbi pozicionin e Kosovës si faktor për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor, sidomos tani në zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.
“Po ashtu vlerësim maksimal për te arriturat si dhe për pozicionimin e qartë të Republikës së Kosovës si faktor dhe partner kredibil për paqe, stabilitet dhe siguri ne Ballkanin Perëndimor, sidomos në këto kohë të vështira kur kërcënimet dhe sfidat nga akterë të ndryshëm (shtetërorë dhe jo shtetërorë në botë) kanë krijuar një mjedis gjithnjë e më të paqëndrueshëm të sigurisë globale” shkroi Zemaj në Facebook.
Tutje, ambasadori Zemaj bëri me dije edhe vullnetin e të dy paleve për thëllim të bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Prandaj, jemi krenar dhe mirënjohës për ecjen e përbashkët në proceset e mëtutjeshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë, si dhe të përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës” përfundoi ai.
Takimi u organizua me ftesë të Misionit të Përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar në NATO.
Të tjera
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...
-
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për t...
-
Kurti për vizat: Unë kurrë s’kam dhënë datë, s’kemi çka bëjmë më shumë se aq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e kuvendit ka thënë se asnjëh...
-
Kurti: Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës...
-
Hoxhaj, kryeministrit e qeverisë: Mos prodhoni lajme, por politika
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryem...
-
Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës
Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ...
-
Time Kadrijaj e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19, kërkon nga qeveria angazhimet konkrete
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur ...
-
Deputetja e PDK: LVV-ja është duke e kapur Universitetin e Prishtinës
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se këshilli drejtues i UP-së sot pë...
-
Kaq qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare për gjashtë muaj
Që nga 1 janari i këtij viti e deri më 29 qershor, 2 mijë e 186 qytetarë kanë...