Lajme

Ambasadori Zemaj në takim me shefin e NATO-s, u diskutua për rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 17 January 2025

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka bërë të ditur se ka marrur pjesë në takimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me Anëtarët e AFET dhe SEDE tê Parlamentit Evropian, si dhe me Delegacionin për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social në  Facebook njoftoi se në këtë takim  u diskutua bashkëpunimin BE-NATO, përpjekjet për të forcuar mbrojtjen e NATO-s, gjithashtu edhe rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës.

“Kënaqësi të marrë pjesë në shkëmbimin e sotëm të parë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me Anëtarët e AFET dhe SEDE të Parlamentit Evropian, si dhe me Delegacionin për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të NATO-s (DNAT). Temat në diskutimin e sotëm përfshinë bashkëpunimin BE-NATO, përpjekjet për të forcuar mbrojtjen e NATO-s, luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e saj për marrëdhëniet transatlantike, si dhe kërcënime të tjera rajonale dhe globale të sigurisë dhe sfida të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera