Lajme

Ambasadori Walker për titullin “Doctor Honoris Causa”: Faleminderit që më bëtë këtë nder të madh

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 14 January 2023

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker, thotë se titulli “Doctor Honoris Causa” i marrë sot nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është një çmim shumë i rëndësishëm në mesin e çmimeve që ka marrë deri tash në jetë.

Walker, gjatë fjalës së tij, i falënderoi të gjithë të pranishmit për nderin e madh që i kanë bërë me këtë titull.

“Jam i pafjalë për të gjithë folësit, ka shumë njerëz që kanë ardhur dhe ju falënderoj të gjithëve”.

-Advertisement-

“Dua të falënderojë universitetin “Haxhi Zeka” dhe të gjithë ju të pranishmit që më bëtë nder kaq të madh dhe më dhëtë një titull kaq të rëndësishëm. Është kënaqësi për mua që të udhëtoj dhe të marrë këtë cmim në prani të një audience kaq të madhe” tha Walker.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera