Lajme

Ambasadori turk: Jemi të lumtur që kemi mundur t’i përgjigjemi dhe ndihmojmë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 08 April 2020

Sot Kosova ka pranuar një donacion të rëndësishmë nga shteti turk në menaxhimin e situatës me Covid-19. Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës :Adem Jashari”, për të pritur këtë kontingjent me ndihma ishte edhe ,Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Ai ka thënë se ndihmesa e sotme nga shteti turk vjen, pas kërkesës së presidentit të vendit Hashim Thaçi, drejtuar homologut të tij Rexhep Taip Erdogan, të bërë në muajin mars.

Ai u shpreh i kënaqur që kanë mundur tu përgjigjen kërkesës së Kosovës.

-Advertisement-

“Dhe siç e dini presidentët e të dy vendeve me 19 mars kanë realizuar një telefonatë. Mirë që kemi pasur mundësi që ti përgjigjemi pozitivisht shtetit të Kosovës dhe që ndihmat tona në mënyrë konkrete po jepen tani në Kosovë.. Këto ditë të vështira që po kalojmë ne sot na treguan dhe rikujtuan se sa e rëndësishme është që në ditët e vështira të qëndrojmë pranë miqve tanë, sot jo vetëm Kosovës por ndihmat tonat i kemi dërguar edhe në vendet e rajonit”, tha Sakar.

Ai bëri me dije se shteti turk tashmë me nismën e presidentit Erdogan kanë filluar një nismë “Ne i mjaftojmë njeri-tjetrit, Turqi”. Në mesin e këtyre ndihmesave, Sakar bëri me dije se janë maska, dorëza si dhe disa teste që mundëson verifikimin e kësaj sëmundje.

Sakar bëri me dije se bashkë me këto ndihmesa ia kanë dorëzuar presidentit Thaçi edhe letrën në emër të Erdoganit.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar që kjo ndihmesë nga shteti turk të jetësohet.

“Jemi me të vërtetë mirënjohës për presidencën, ministrinë e Shëndetësisë dhe gjysmë hënën e Turqisë dhe uroj që këto tët jenë ilaçet dhe shëndet për popullin e Kosovës. Me këtë rast falënderojë ministrin e Jashtme të Truqisë për ndihmën e tyre. Me këtë rast falënderojë për bashkëpunim presidentin e Kosovës, ministrin Vitia, ministrin Abdixhiku, Limakun,KFOR-in. Me këtë rast dua të shpreh falënderimet e mija për të gjithë stafin shëndetësorë që po punojnë pa u ndalur si në Turqi e në gjithë botën, lutem që kjo të marrë fund sa më shpejtë, uroj durim për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre, shëndet për të sëmurit dhe të gjithë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera