Lajme

Ambasadori turk i shkon në zyre Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 31 March 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar gjatë ditës së mërkure, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Kështu bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit, shkruan Gazeta Infokus.

“Ambasadori Sakar e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe ka ritheksuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për urimet dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Në takim u bisedua edhe për mundësinë e eliminimit të disa barrierave ekonomike që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbimet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera