Ambasadori suedez në Kosovë: Marrëveshja jo domosdoshmërisht duhet nënshkruar

Autori: Gazeta inFokus
22:21 | 16 November 2023
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për dialogin Kosovë-Serbi dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut.
“Çka duhet të bëjmë tani është që të fokusohemi në implementimin e saj dhe mbi të gjitha e kemi nevojën e implementimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, kemi një propozim për këtë”, tha Ambasadori Westerlund.
“Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim por ashtu siç e kam kuptuar unë, përputhet me kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka kompetenca ekzekutive kështu që duhet të ecim para me themelimin e Asociacionit. Në anën tjetër, sigurisht që na duhet edhe njohja de – facto nga Serbia”, ka thënë tutje Westerlund.
Duke komentuar kërkesën e kryeministrit për nëshkrimin e marrëveshjes, Ambasadori tha që pajtohet me kryeministrin se në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka nënshkrim por që sipas tij nëse shikoni marrëveshjet e kaluara, marrëveshja e Brukselit në vitin 2013 dhe ajo e 2015-tës, këto marrëveshje nuk janë nënshkruar.
“Nëse e do njohjen de facto, është gjithashtu e vështirë të kërkoni një nënshkrim zyrtar. Ky është ngërçi”, tha Westerlund në Kanal10.

Të tjera
-
“Shija e rafinuar” e ministrit Sfeçla: 15 mijë euro për kafe në verandën prej 5 mijë eurosh
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, punët po ecin me aromë kafeje dhe planif...
-
Lista Srpska shkon në Rashkë për ta takuar Petkoviqin – marrin informata për rundin e fundit të dialogut
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, është taku...
-
Kurti pret Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, diskutuan për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në tak...
-
Haradinaj për xhipat e Kurtit: Si në kohën e egër kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë
Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sot në ...
-
Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosov...
-
Lutje për ndihmë: Arnisa po lufton për jetën – familja kërkon ndihmën tuaj
Një vajzë e re nga Prishtina, Arnisa Gashi, ndodhet në gjendje kritike në një...
-
Aksion i suksesshëm i Prokurorisë, arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parasë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë për shkak të dyshimeve li...
-
Zelensky pas takimit me Trumpin: Putini sigurisht se s’po fiton
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se e ka takuar ho...
-
“Burri është ushtar”, Trump preket nga gazetarja ukrainase, premton sisteme patriot
Gjatë samitit të NATO-s në Hagë, pati një shkëmbim emocional mes Presidentit ...
-
Alaudin Hamiti flet për vizionin strategjik të Artmotion dhe suksesin e madh të Big Brother
Drejtori i Programacionit në Artmotion, Alaudin Hamiti, ka ndarë vizionin str...
-
Sëmundja “Gjuha e Kaltër”, AUV ndalon importimin e deleve dhe dhive nga Maqedonia
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se ka ndaluar importin e deleve ...
-
Rafuna paralajmëron protesta të ashpra, pasi ZRrE-ja nuk po i respekton vendimet e Gjykatës Komerciale
Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka deklaruar se do të ketë qindra ve...