Lajme

Ambasadori suedez e falënderon Osmanin që festuan bashkë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 08 March 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje ka vizituar ambasadën suedeze në Kosovë me rastin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Nga atje, Osmani tha se ky hap e forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe atë evropiane.

Ndërsa, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e falënderoi Osmanin për vizitën dhe për festën në ditën, siç e quajti ai, historike për Suedinë.

-Advertisement-

“Zonja presidente, kënaqësia ishte e gjitha e imja. Faleminderit që festuat ditën historike të Suedisë me mua dhe kolegët e mi në ambasadën suedeze”, shkroi ai.

Dje, zyrtarisht Suedia është bërë anëtari i 32-të i Aleancës Veriatlantike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera