Lajme

Ambasadori shqiptar në Kinë: Nuk paguajmë dot asnjë biletë për të nxjerrë shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 27 January 2020

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin Selim Belortaja ka folur hapur në lidhje me situatën e rëndë që po kalon Kina si dhe i është drejtuar me një thirrje shqiptarëve që jetojnë në shtetin komunist, që biletat e avionëve do duhet t’i blejnë vetë nëse duan të largohen nga koronavirusi.

Përmes një statusi në rrjetin social, Belortaja është shprehur se Ambasada e Shqipërisë në Kinë nuk ka mundësi që t’i paguajë biletat shqiptarëve që ndodhen atje.

“I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh” – shkruan ambasadori.

-Advertisement-

“Sot, për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Ëuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi… “më dëmprurës se sa …vetë virusi”, si dhe besim!” – shkruan Belortaja.

“Deri më sot raportohen: 2823 raste të konfirmuara infeksioni, 5794 raste të dyshuara, 59 të shëruar, 81 humbje jetësh. Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave” – thotë ambasadori.

“Kemi vetëm një studente në Ëuhan të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim sadoqë kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore – edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, në dijeninë tonë janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe!

I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën – thotë diplomati shqiptar në Kinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera