Rozë

Ambasadori shpërndau karikaturën e profetit Muhamed, reagon Gold Ag

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 21 October 2020

Qëndrim Gashi, ambasadori i Kosovës në Francë është bërë objekt i shumë reagimeve në lidhje me një status që ai shpërndau në rrjetin e tij social në Twitter.

Ai ka marrë kritika të shumta pasi shpërndau një karikaturë të profetit Muhamed.

Postimi i Ambasadorit të Kosovës, Qëndrim Gashi/ Karikatura e profetiti Muhamet
Arian Agushi, apo siç njihet me emrin e tij artistik Gold Ag, nuk ka qëndruar i heshtur ndaj një gjesti të tillë. Ai ka bërë një shkrim për ndjekësit e tij në InstaStory, dhe e ka quajtur “gomar” ambasadorin aktual.

-Advertisement-

“Qëndrim gomari, ambasador në Francë paska fy profestin tonë Muhamedin A.S. Lus Ministren e Punëve të Jashtme, motrën Haradinaj, që sa më parë ta shkarkojë, dhe kur të kthehet në Kosovë le të merret drejtësia me të. Qëndrim ‘llaskuci’ kur e përfaqëson një popull mysliman atje e ja fyen profestin atëherë Zoti ta dashtë hakun ashtu siç ke kërkuar. Marre të qoftë”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.

Ende nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga Ministri Gashi apo MPJ në lidhje me ngjarjen e komentuar gjatë këtyre ditëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera