Lajme

Ambasadori rus i tregon Vuçiqit pse u anulua vizita e Lavrovit në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 06 June 2022

Ambasadori i Rusisë në Beograd i ka treguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për arsyet të cilat çuan në anulimin e ministrit të jashtëm rus, Sergeu Lavrov e paralajmëruar që të ndodhte më 7 qershor.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë se ambasadori i ka treguar dokumente që e mbështesin anulimin e vizitës.

Bullgaria, Rumania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndaluan hapësirën ajrore për Lavrovin – duke ia pamundësuar vizitën zyrtare në Serbi.

-Advertisement-

Në këto kushte vizita është anuluar, me çka edhe Vuçiq është takuar urgjentisht me ambasadorin rus në Beograd.

Ndërkohë, të dielën kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se është e rëndësishme që të kenë vend edhe për kryediplomatin rus si dhe për kancelarin gjerman Olaf Scholz.

E kancelari gjerman Serbinë do ta vizitojë më 10 qershor, në kohën kur dallimet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë të thella shkak i nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera