Lajme

Ambasadori Pllana: Krenar të shohësh ‘Made in Kosova’ në Javën e Modës në Vjenë

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 17 September 2022

Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka uruar stilisten kosovare Flutura Dedinja, për shfaqjen e veshjeve të saj në Javën e Modës në Vjenë.

Pllana, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet krenar që veshjet kosovare të jenë pjesë e Javës së Modës në kryeqytetin austriak.

“Urime dizajneres sonë të modës Flutura Dedinja për punën e shkëlqyer! Krenar të shohësh ‘Made in Kosova’ në Javën e Modës në Vjenë”, ka shkruar Pllana në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera