Ambasadori kroat në Tiranë: “Ballkani i Hapur” po e legjitimon “Botën Serbe”
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/auto_zlatko1638187721-696x413-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:44 | 29 November 2021
“Bota serbe po legjitimohet përmes nismës ‘Ballkani i Hapur’”.
Kështu deklaroi ambasadori kroat në Tiranë Zlatko Kramariq, në një intervistë për “Albania Daily News”, ku foli lidhur me zhvillimet e fundit dhe trazirat politike në Ballkanin Perëndimor.
Kramariqi, i shqetësuar, bëri thirrje që të rishikohen pasojat e mundshme politike që mund të sjellë kjo nismë, që sipas ambasadorit kroat po legjitimon botën serbe me mbështetjen e ndërkombëtarëve.
“Narrativi serb në atë kohë ishte e kontaminuar me mitin e territorit. Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme të njihen, me kohë, derisa të jetë tepër vonë, të gjitha pasojat e mundshme politike pas frazës ‘të pafajshme’: ‘bota serbe’, e cila ngadalë, por me siguri po legjitimohet përmes nismës ‘Ballkani i Hapur’. Dhe me mbështetjen ndërkombëtare. Pasi është e gabuar të reduktohet roli i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në çështjen e lirisë fetare. Fatkeqësisht, disa nga kolegët e mi priren t’i thjeshtojnë këto procese të rrezikshme politiko-fetare. E përsëris, është shumë e rëndësishme të zbulohen saktë dukuritë në shoqëri”, u shpreh ambasadori kroat në Shqipëri.
Kramariqi nuk i kurseu kritikat as për ndërkombëtarët, që sipas tij e mbështesin nismën “Ballkani i Hapur”. Ambasadori u shpreh se ndërkombëtarët reagojnë me vonesë ndaj akteve të tilla, madje edhe kur reagojnë është jo e mjaftueshme.
“Ndonjëherë kam një ndjenjë që komuniteti ndërkombëtar ende nuk ka mundur të shpëtojë nga sindroma e lëshimeve të pafundme ndaj ‘diktatorëve të vegjël’, të cilët nëse nuk ndalen në kohë, mund të shkaktojnë një katastrofë në shkallë globale. Pra, ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar, Amerika dhe BE-ja të përfshihen në mënyrë më aktive dhe efektive në zgjidhjen e krizës ballkanike, për të mos thënë se jemi vonë dhe se është bërë shumë pak”, deklaroi ambasadori kroat në Tiranë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/414852708_7280633965309387_5391335122745764068_n-1130x635-1.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...