Lajme

Ambasadori Kosnett: Shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit, vendim i gabuar i Hotit

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 27 October 2020

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Debat Plus”.

Ambasadori Kosnett ka thënë se vendimi i qeverisë për të shuar task-forcën kundër korrupsionit ka qenë i gabuar.

“Mendoj se ka qenë vendim i gabuar pasi task-forca kundër korrupsionit ka qenë shumë efektive. Nëse do të modifikohej kjo task-forcë do të ishte diçka normale”, tha ai.

-Advertisement-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se edhe shkarkimi i disa drejtorëve të institucioneve ka krijuar percepsionin te popullata se është bërë për shkaqe politike.

Kosnett nuk ka dashur të përgjigjet nëse pas vjedhjes së dy milionë euro dikush është dashur të japë dorëheqje.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë të shohin një hetim serioz për këtë rast. Nuk është puna ime që të them se duhet të shkarkohet dikush…Njerëzit duhet të japin llogari për gabimet e tyre dhe gabimet që ndodhin në institucionet e tyre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera