Lajme

Ambasadori: Kina as e dinte paraprakisht dhe as e mbështet luftën në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 17 March 2022

Kina nuk e dinte paraprakisht planin e Rusisë për një operacion ushtarak kundër Ukrainës dhe as nuk e mbështet atë, shkroi Qin Gang, ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara, në një artikull të publikuar të martën në “The Washington Post”.

“Më lejoni ta them këtë me përgjegjësi: deklaratat se Kina e dinte, u pajtua ose e mbështeti në heshtje këtë luftë janë thjesht dezinformacion,” thekson Qin Gang në këtë artikull, që sipas tij synon t’i shpjegojë “plotësisht” popullit amerikan qëndrimin kinez ndaj konfliktit në Ukrainë dhe “të largojë çdo keqkuptim dhe thashethem”.

“Të gjitha këto pretendime i shërbejnë vetëm qëllimit për të fajësuar dhe njollosur Kinën,” shprehet ambasadori.

-Advertisement-

Duke vënë në dukje se kishte mbi 6 000 qytetarë kinezë në Ukrainë dhe se Kina është partnerja më e madhe tregtare e Ukrainës dhe e Rusisë, ambasadori Qin thekson se konflikti ruso-ukrainas “nuk i bën mirë Kinës” dhe se Pekini do të kishte bërë të pamundurën për ta parandaluar këtë luftë nëse do të kishte njohuri paraprake për të.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme kineze kritikoi të hënën Shtetet e Bashkuara për përhapjen e dezinformacionit kundër Kinës.

Zëdhënësi Zhao Lijian hodhi poshtë pretendimin e disa zyrtarëve amerikanë se Rusia i kërkoi Kinës pajisje ushtarake.

Edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e kundërshtoi po të hënën një pretendim të tillë.

Në një konferencë të rregullt shtypi në Pekin Zhao Lijian tha se përpjekjet për të shtrembëruar qëllimet e Kinës dhe për të përhapur thashetheme për të njollosur Kinën janë “të papërgjegjshme e të pamoralshme”, dhe synojnë të provokojnë konfrontim e të sjellin përfitime nga konflikti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera