Ambasadori Kiçmari filloi zyrtarisht detyrën në Tokio
Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 20 January 2022
Ambasadori i Republikës së Kosovës Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari ka filluar zyrtarisht detyrën në Tokio.
Pas përfundimit të karantinës 14 ditore, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari, ka filluar zyrtarisht detyrën në Tokio. Ai është pritur në dy takime të ndara nga zëvendësministri i punëve të jashtme të Japonisë z. Takeo Mori si dhe nga shefja e protokollit të MOFA-së, Ambasadore Shino Mitsuko.
Me rastin e dorëzimit të kopjeve origjinale të letrave kredenciale tek zëvendësministri Mori, Ambasadori Kiçmari edhe formalisht filloi punën si ambasador i Kosovës në Tokio.
Ambasadori Kiçmari i përcjelli zëvendësministrit z. Mori si dhe shefit të Protokollit z. Shino përshëndetjet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës për qeverinë dhe institucionet japoneze dhe shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka ofruar për Kosovën. ‘’Republika e Kosovës dhe Japonia ndajnë vlera të përbashkëta në respektimin e demokracisë, bashkëpunim të afërt institucional dhe miqësi të bazuar në marrëdhënie të sinqerta në mes të dy popujve tanë” theksoi ambasadori Kiçmari.
Ambasadori Kiçmari gjithashtu tha se prioritet i tij kryesor në Tokio do jetë thellimi dhe rritja e mëtejme e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Japonisë, theks i veçantë ai tha se do jetë edhe sektori ekonomik, me këtë rast nxitja e investimeve japoneze për të investuar në Kosovë.
Zëvendësministri i jashtëm z. Mori duke i uruar mirëseardhje dhe fillim të mbarë Ambasadorit Kiçmari, u shpreh se ai dhe institucionet tjera japoneze do ofrojnë bashkëpunim dhe mbështetjen e plotë për Ambasadën e Kosovës në Japoni, kështu marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona do njohin vetëm rritje të bashkëpunimit dhe thellim të marrëdhënieve. Në këtë takim Ambasadori Kiçmari u shoqërua nga diplomati Arbër Mehmeti.
Të tjera
-
“I hapet rruga pēdofilisë” – Doktori tregon se sa është e rrezikshme kurrikula e ministrisë së arsimit për edukatën sēksuale në shkolla
Hapje e rrugës për pedofili, e ka konsideruar doktori Petrit Mulaku, kurrikul...
-
Moti për nesër: Shi dhe borë të enjten, temperaturat në rënie
Mendimi për motin – 13.11.2024 Të reshura shiu dhe bore do të përfshinë ve...
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston nesër para Ministrisë së Shëndetësisë
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi pu...
-
Memli Krasniqi takon drejtoreshën e NDI: Angazhimi i PDK-së për fuqizimin e grave pasqyrohet edhe në programin e Hamzës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ...
-
Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Sofali, policia në vend të ngjarjes
Të shtëna me armë zjarri para pak minutash janë dëgjuar në lagjen Sofalia në...
-
Ky është i dyshuari për vrạsjen e dyfishtë në Klinë
Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjës, në një lok...
-
Ndërron jetë edhe personi i plagosur në Klinë, shkon në dy numri i viktimave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë, ku janë dëgjuar të ...
-
Pamje të reja nga vendi ku u vrạ një person në Klinë
Një ngjarje e rëndë para pak minutash ka tronditur qytetarët e Klinës. Një...
-
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Klinë
Një rast i rëndë ka ndodhur para afro 30 minutave në qendër të Klinës. ...
-
Dyshohet për një të vrạrë dhe një të plạgosur rëndë në Klinë
Një rast i rëndë ka ndodhur para afro 30 minutave në qendër të Klinës. Sip...
-
MASHTI: Nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka reagu...
-
Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për të dyshuarin që theri me thikë katër persona në Ferizaj
Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.I. për t...