Lajme

Ambasadori italian takon presidenten Osmani: Mbështesim një Kosovë të sigurt dhe multietnike

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 01 August 2024

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Rui, është takuar sot në presidencë me shefen e shtetit, Vjosa Osmanin. De Riu e ka bërë publik njoftimin për takimin, duke treguar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Gjithashtu ai ka thënë se në këtë takim është folur edhe për përkrahjen e Italisë për një Kosovë të sigurt dhe multi-etnike

“Ambasadori Antonello De Riu u takua me Presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar zhvillimet e fundit. Në bisedë u theksua mbështetja e vendosur të Italisë për një Kosovë të sigurt dhe multietnike”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera