Sport

Ambasadori Italian, Nicola Orlando viziton klubin e Flamurtarit pas rastit Ilija Ivic

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 25 February 2020

Reagimet nga mediat serbe për lojtarin Ilija Ivic, që ka zgjedhur përfaqësuesen e Kosovës ishin tejet të ashpëra.

E kjo ashpërsi erdhi deri te momenti që komuna e Graçanicës, t’i largonte dy prindërit e Ilija’s nga puna, shkruan GazetaSheshi.

Por ky rast në opinonin sportiv kosovar, u përkrah Ilija Ivic për vendimin që kishte marrë.

-Advertisement-

Në seancë stërvitore të Flamurtarit sot ka qenë ambasadori Italian, Nicola Orlanda.

Njëkohësisht ambasadori Orlanda ka përkrahur, klubin e Flamurtarit, dhe ka premtuar bashkëpunim me klubet Italiane në fushën e shkollave.

Njoftimi i KF Flamurtarit:

“Sot patëm nderin të na vizitojë ambasadori Italian SH.T. Nicola Orlanda.

I cili si shumë ambasada të huaja në vendin tonë na dha përkrahje neve dhe futbollistit Ilija Ivic për hapin e ndermare.

Njëkohësisht ambasadori na premtoi bashkëpunim me klubet italiane në fushën e shkollave të futbollit, ne e njoftuam për vështirësitë e klubit dhe me funksionimin e klubit në rrethanat aktuale,

Faleminderit Ambasador.”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera