Ambasadori italian: Duhet moderim, Prishtina bën mirë me shtyerjen e masave
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 02 August 2022
Italia mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe shtyn për një moderim të toneve dhe veprimeve nga të dyja palët. Këtë e ka përsëritur Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu, në një prononcim për Agnencinë italiane të lajmeve “Nova” lidhur me tensionet e ndodhura dje mes dy Vendeve, për shkak të hyrjes në fuqi, të shtyrë më pas për një muaj, të dy masave të vendosura nga Qeveria e Prishtinës: regjistrimi i targave të makinave dhe dokumenteve të përkohshme për qytatarët e etnisë serbe.
De Riu thekson se, Italia e mirëpret “vendimin e Prishtinës për t’u dhënë qytetarëve serbo-kosovarë një periudhë më të gjatë kohore, më vetëdijen se masat në fjalë, siç theksoi edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë plotësisht legjitime sipas marrëveshjeve të mëhershme të Brukselit.”.
Po ashtu, Ambasadori thekson se, uron që autoritetet e Kosovës “të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u komunikuar qartë qytetarëve që banojnë në veri, procedurat e reja për hyrjen dhe daljen e njerëzve dhe automjeteve, duke siguruar një kohë të përshtatshme për zbatimin e tyre”. Njëherit thekson, “urojmë fort që Prishtina dhe Beogradi të angazhohen me të vërtetë për të siguruar që lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre përkatës të sigurohet në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian, ku të dyja vendet dëshirojnë të bëhen pjesë”.
Në fund, Shefi i misionit diplomatik nënvizon nevojën për shtensionim, pasi në Kosovë “ pikërisht këto ditë arrin mesazhi i paqes përmes Sunny Hill Festival”, i programuar nga data 4 deri më 7 gusht me promivimin e këngëtares Dua Lipa, ku do të marrë pjesë edhe këngëtari italian, Mahmood. Nisma është bërë edhe me “mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashmte të Italisë dhe Ambasadës dhe me mijëra të rinj të ardhur nga Vendet e rajonit të Ballkanit dhe pjesës tjetër të Evropës”, përfundoi De Riu.
Të tjera
-
Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend
Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit pub...
-
2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhü nuar gjatë luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Arrestohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga shteti belg
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti ...
-
Kurti për mërgatën në Stamboll: Ajo është përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Turqi. Ai ...
-
Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se It...
-
Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aerop...
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...
-
Zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet fiton Beogradin dhe qytete të tjera
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fi...
-
Bajrami: KEK-u me kontratë të re një burimore, 16 herë u negociua me kompaninë e njëjtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ...
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...
-
Mbi dy mijë aplikime për statusin e viktimἀve të dhụnës sẹksuale
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të vikt...
-
Zyra e Prokurorit të Specializuar: Dëshmitari i 70-të ishte anëtar i LDK-së, u ndalua dhe u rrἀh gjatë lụftës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...