Lajme

Ambasadori i Turqisë takon ministrin Mehaj, e falënderon për mbështetjen e FSK-së në zonat e prekura nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 28 February 2023

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Tunç Angili.

Në këtë takim fillimisht u trajtuan çështje me rëndësi dypalëshe dhe ato ndërkombëtare si dhe u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes të të dy vendeve. Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk.

Gjithashtu, Ministri Mehaj i shprehu ngushëllime ambasadorit turk për të gjitha viktimat nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë.

-Advertisement-

Ndërkaq ambasadori Angili falënderoi Ministrin Mehaj për mbështetjen e pakursyer të dhënë nga ana e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga ky tërmet.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku u theksua mundësia e shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimeve ushtarake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera