Lajme

Ambasadori i Turqisë në Kosovë viziton komunën e Ferizajt, takohet me kryetarin Agim Aliun

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 11 October 2021

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pasditen e së hënë ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shkruan Gazeta inFokus.

Së bashku me ambasadorin tuk komunën e Ferizajt e kanë vizituar edhe drejtori gjeneral i Maarif International Egitim Schools of Kosova, Oguz Hamza Yilmaz dhe Mahmut M. Özdil nga “Turkiye Maarif Vakafi”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Agim Aliu e ka falënderuar ambasadorin turk për ndihmën e pakursyer për trajtimin e pacientëve të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në restaurantin “SteakHouse”.

Më poshtë keni postimin e plotë të Agim Aliut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera