Lajme

Ambasadori i Sllovenisë takon Kurtin, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 12 April 2021

Liberalizimi  i vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare ishin tema të diskutimit të Kryeministrit Albin Kurti dhe Ambasadorit të Sllovenisë në Kosovës, Bojan Bertoncelj.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit, shkruan Gazeta Infokus.

“Ambasadori Bertoncelj theksoi se gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, që fillon në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë do të jetë Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe se Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euro-atlantik”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Kurti mirëpret që Sllovenia gjatë udhëheqjes së presidencës së BE-së do të angazhohet që Kosova të ketë liberalizimin e vizave.

 

“Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin duke çmuar lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë. Ai theksoi se Sllovenia përveçse vend mik është edhe partner strategjik i Kosovës. Duke folur për procesin e integrimit evropian, Kryeministri vlerësoi faktin që Sllovenia do të udhëheqë me presidencën e BE-së dhe mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera