Lajme

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Nuk mund të thuhet se u keqpërdorën ndihmat

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 29 November 2019

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se nuk mund të thuhet se janë vjedhur apo keqpërdorur ndihmat që janë dërguar në Shqipëri.

Minxhozi ka theksuar se nuk duhet për “gjilpëra në kashtë” sepse është e lehtë të gjenden defekte në situata të jashtëzakonshme.

“Është shumë e rëndësishme që ta kemi një shtab për emergjenca për të sistemuar banorët këtu dhe e dyta për të kanalizuar ndihmat që shkojnë drejt Shqipërisë. Tani vërejmë se nuk është gjendja emergjente sa i përket gjërave ushqimore. Vetëm mish kemi 30 tonë. Pastaj kemi 1700 pako ushqimore nga Prizreni”, ka thënë ai në Klan Kosova.

-Advertisement-

“Ne ju bëjmë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në Shqipëri sepse jeta do të vazhdojë. Ata njerëz që kanë ardhur në Kosovë janë mirëpritur, por kjo nuk është zgjidhja. Sidoqoftë edhe ata që kanë ardhur kane nevojë për trajtim”.

“Njerëzit duhet të jenë të bashkuar për ta përballur një fatkeqësi të paparashikuar natyrore dhe nuk duhet shikuar gjilpëra në kashtë”.

“Është më rëndësi që të bashkohemi rreth qëllimit themelor. Është shumë e lehtë që të gjenden defekte të vogla dhe nëse këto defekte të vogla mediat i rrisin; atëherë krijohet panik”.

“Nuk mund të thuhet se u vodhën ndihmat dhe u keqpërdorën. Këto janë thjeshtë shumë të vogla dhe sporadike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera