Ekonomi

Ambasadori i SHBA-ve e quan diskriminuese taksen 100 %

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 26 November 2018

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar sot se taksa e Kosovës 100 për qind për mallrat e Serbisë e të Bosnjë e Hercegovinës është diskriminuese, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjell telegrafi serb, ka thënë se ajo që vlen për qytetarët shqiptarë në Kosovë, duhet të vlejë për pjesëtarët e bashkësive të tjera etnike.

Në pyetje lidhur me ngritjen e taksës 100 për qind, ai, siç citohet nga ky medium, ka thënë se Kosova është një shtet dhe se assesi nuk është mirë që në një pjesë të vendit të zbatohet një masë e masë tjetër në pjesën tjetër të vendit.

-Advertisement-

“Besoj se Kosova duhet të jetë shtet multietnik e demokratik”, ka thënë ai.

Në pyetjen se a është Prishtina më e rëndësishme për Washingtonin apo Beogradi për Moskën, ka thënë se Serbia dhe Kosova janë kyçe për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon.

“Besoj se është në interes të Rusisë që të ketë stabilitet në Ballkan”, ka thënë Scott.

I pyetur nëse është koha që SHBA-ja të përfshihet në dialogun Beograd – Prishtinë, apo nëse dhe ajo është futur në dialog, Scott ka thënë se Washingtoni e përkrah dialogun.

Lidhur me takimin e sotëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Scott ka thënë se SHBA-ja përkrah të gjitha aktivitetet që dërgojnë drejt integrimit ekonomik të rajonit.

Lexo edhe: Vuçiq i ‘ankohet’ Ambasadorit amerikan për masën tregtare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera