Lajme

Ambasadori i ri amerikan rithekson qëndrimin mbështetës të ShBA-ve ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 10 January 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë Jeffrey M. Hovenier.

Gjeni më poshtë Komunikatën për Medie të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Divizioni për Komunikim Publik / MPJD

-Advertisement-

Ministrja Gërvalla pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-ve Jeffrey Hovenier

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, i cili i dorëzoi kopjet kredenciale tek ministrja.

Ministrja Gërvalla uroi ambasadorin Hovenier për detyrën e re dhe i shprehu mirëseardhje në Kosovë, në shtetin më pro amerikan, qeveria dhe qytetarët e të cilit e kanë prioritet kultivimin dhe avancimin e bashkëpunimit, partneritetit dhe miqësisë së fortë me ShBA-të.

Në një atmosferë tejet miqësore bashkëbiseduesit kanë biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë, politikës së jashtme dhe raporteve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve.

Nga ana e tij ambasadori Hovenier ritheksoi qëndrimin mbështetës të ShBA-ve ndaj Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera