Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
15:25 | 09 January 2022
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka mbërritur në Kosovë.
I ngarkuari i deritashëm me Punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Nicholas Giaxobbe ka njoftuar se e ka pritur ambasadorin Hovenier.
“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit”, shkroi Giacobbe në Twitter.
Siç njoftoi ai, ambasadori Hovenier do t’i dorëzojë letrat kredenciale gjatë ditës së nesërme.
“Vazhdoni ta ndiqni Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për përditësime mbi javët e para të Ambasadorit Hovenier, përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër”, shkroi Giacobbe.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar më 28 dhjetor se Jeffrey Hovenier është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë para nënsekretares amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland.
Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
Në një seancë dëgjimore para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë në tetor të vitit të kaluar, Hovenier ka thënë se, nëse konfirmohet në postin e ambasadorit, ai do ta ketë prioritet vazhdimin e mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike.
Ai po ashtu ka thënë se do ta inkurajojë Kosovën për konstruktivitet dhe fleksibilitet në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Hovenier është nominuar për ambasador në Kosovë në muajin korrik, nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Të tjera
-
47 persona me lëndime të rënda dërgohen për shërim jashtë shtetit
Rreth 115 pacientë, të lënduar nga tragjedia në Koçan po trajtohen nëpër klin...
-
Hotelet e Shkupit ofrojnë akomodim falas për familjarët e personave të lënduar nga zjarri në Koçan
Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në d...
-
Emisari i ri për dialogun Kosovë -Serbi realizon vizitën e parë në Prishtinë, nesër në mëngjes e takon Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Soren...
-
Emisari amerikan i quan pozitive bisedat me presidentin rus, paralajmëron telefonatë Trump-Putin këtë javë
Steve Witkoff, I dërguari për Ukraiën i presidentit amerikan Donald Trump, k...
-
Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve
Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një disko...
-
Flasin të mbijetuarit e tragjedisë në Koçan
Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo k...
-
Tragjedia në Koçan/ ‘Diskoteka’ ku shpërtheu zjarri më parë kishte qenë një magazinë e qilimave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni të Veriut, ku si pasojë e n...
-
“Diskoteka në Koçan nuk kishte leje të ligjshme operimi”, ministri i Brendshëm i RMV: 15 persona janë shoqëruar në polici
Ministri i Brendshëm maqedonas , Pançe Toshkovski ka bërë të ditur detaje të ...
-
Vdes edhe këngëtari i bendit që performoi në diskotikën në Koçan, e identifikoi bashkëshortja
Andrej Gjorgjieski, vokalisti i DNK-së, ka ndërruar jetë nga zjarri në disko ...
-
Lëshohen urdhër arreste ndërkombëtare për katër persona pas tragjedisë ku humbën jetën 59 të rinj në Koçan
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka d...
-
“S’më duhet jeta më” thotë një burrë pasi e humbi të vetmin fëmijë në tragjedinë e Koçanit
Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara sp...
-
Kush është Joan Pelushi, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse që pason Anastas Janullatosin
Joan Pelushi ka lindur në janar 1956 në Tiranë, në një familje bektashiane. ...