Lajme

Ambasadori i Kosovës në Washington: I bashkohemi SHBA-së në zi për humbjen e mikut të vjetër

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 05 December 2021

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

“Shumë i pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Dole”, shkroi ambasadori Dugolli në Twitter.

Ai tha se Kosova i bashkohet SHBA-së në zinë për humbjen e një prej zyrtarëve më të shquar dhe mikut të madh.

-Advertisement-

“Ne i bashkohemi SHBA-së në zi për humbjen e një shërbyesi të shquar publik dhe një miku të vjetër të Kosovës”, shkroi ai, duke u shprehur ngushëllime të afërmve dhe më të dashurve të Bob Dole.

Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera