Ambasadori i Izraelit në Serbi tregon se pse refuzuan ta njihnin Kosovën për 12 vjet
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 27 September 2020
Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan ka thënë se Izraeli ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por ka theksuar se procesi i njohjes është duke vazhduar dhe as që mund të kthehet mbrapsht.
I pyetur se pse Izraeli ndryshoi mendim për pavarësinë e Kosovës pas 12 vitesh refuzimi për ta njohur atë, Villan tha se kishte dy arsye pse njohja e Kosovës ishte problem – e para, sipas tij, ishte se njohja e një lëvizjeje të tillë mund të shfrytëzohej nga palestinezët, dhe si arsye tjetër, ka përmendur marrëdhënien me Serbinë, transmeton Gazeta Express.
“Procedurat nuk kanë mbaruar, nuk ka pasur takime midis zyrtarëve, shënimet diplomatike nuk janë shkëmbyer, por kjo nuk do të thotë që procesi nuk është duke vazhduar ose që mund të kthehet mbrapsht”, tha Vilan në një intervistë me “Politika”.
I pyetur nëse bisedoi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për transferimin e ambasadës së Serbisë në Jeruzalem, Vilan u përgjigj se nuk u diskutuan detaje.
“Izraeli i është mirënjohës z. Vuçiq për atë që ai ka bërë për marrëdhëniet tona dhe për vendimin e tij të bërë para samitit të Washingtonit, për të hapur një zyrë ekonomike në Jeruzalem, e cila është një veprim i rëndësishëm jo vetëm ekonomik por edhe politik për të dy vendet” tha Vilan.
Në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova iu zotua presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Izraelit dhe vendosjen e ambasadës në Jerusalem, teksa fitoi njohjen nga Izraeli.
Të tjera
-
Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...