Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk ka korrigjim të kufijve, as datë të saktë për viza
Autori: Gazeta inFokus
13:35 | 16 Gusht 2018
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, sot ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Financave për krijimin e vendeve të reja në bujqësi, në vlerë prej 6.5 milionë eurosh.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave dhe korrigjimin e kufijve, për të cilin ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë e qartë kur ka thënë se nuk do të ketë korrigjim të kufijve në Ballkan.
Diplomati gjerman ka thënë se duhet të përpiqemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe të mos përpiqemi të zgjidhim ndryshimet kufitare, pasi këto kohë, sipas tij, kanë kaluar një herë e përgjithmonë.
“Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft sa i përket kufijve në shekujt e kaluar. Pra, le të përpiqemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve, të cilitdo komunitet që i përkasin në vendet përkatëse dhe të mos përpiqemi të zgjidhim ndryshimet kufitare. Unë mendoj se këto kohë kanë kaluar një herë e përgjithmonë”, theksoi Heldt.
Ndërsa, për një afat kohor të liberalizimit të vizave, ai ka thënë se heziton të flasë për data të sakta, për proceset që nuk mund t’i kontrollojë, por ka thënë se sa më shpejt që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, do të jetë më mirë.
“Kjo kërkesë nga Kosova si vendi i vetëm në kontinent ku veçanërisht të rinjtë nuk janë në gjendje të udhëtojnë dhe të zbulojnë Evropën së cilës ata duhet t’i bashkohen nuk është një gjendje e kënaqshme”, është shprehur ai.
Po ashtu, Heldt ka thënë se liberalizimi i vizave është një proces ku nga pala kosovare janë përmbushur të gjitha kushtet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian dhe tani duhet të kalojmë nëpër procese në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve anëtare, pasi që Këshilli duhet të reflektojë mbi rekomandimet e Komisionit.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...


































