Lajme

Ambasadori i Gjermanisë: Është vonuar zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 01 November 2021

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për tokën e manastirit të Deçanit është shumë i vonuar.

Ai shkroi në Twitter se zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara.

Pajtohem plotësisht: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është vonuar prej kohësh siç rikujtoi Gjykata së fundmi. Zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara”, shkroi ambasadori Rohde.

-Advertisement-

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka vizituar Manastirin e Deçanit. Ajo tha dje se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë manastir.

“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike. Trashëgimia e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota. Prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të vonuar prej kohësh tashmë, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të të gjithëve. Deçani duhet të jetë vend që bashkon gjithë qytetarët e Kosovës dhe ta zvogëlojë hendekun mes komuniteteve të saj, siç mund të luajnë rol konstruktiv Manastiri i Deçanit dhe ati Sava në dialogun shoqëror”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera