Lajme

Ambasadori i BE-së në Serbi: Dialogu Prishtinë-Beograd mund të sjellë rezultate

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 07 October 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emmanuel Joffre, ka thënë se nga Samiti i fundit që u mbajt në Slloveni është dhënë mesazh i qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai në një intervistë për Tanjug ka thënë se marrëveshja e fundit për targat në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë tregon se procesi i dialogut mund të sjellë rezultat.

“Dialogu nuk ka alternativë. E pamë disa ditë më parë që arritëm që ta zgjidhim një krizë lidhur me targat. BE është krijuar për të zgjidhur kriza. Marrëveshja e fundit është indikator se nga dialogu mund të dalin rezultate”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera