Lajme

Ambasadori Hovenier takon Ministrin Rashiq, temë kthimi “në kushte të dinjitetshme dhe sigurie”

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 14 August 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Në një njoftim në Twitter, diplomati amerikan shkruan se vlerësojnë përpjekjet e ministrit serb për të mbështetur të gjithë ata që duhet të kthehen.

“Takimi i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. Të vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të mbështetur të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të kthimit në kushte të dinjitetshme dhe sigurie. Ky mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera