Lajme

Ambasadori Hovenier: Mos ta vë në pikëpyetje askush përkushtimin tonë ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 15 March 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se mbesin ende të përkushtuar ndaj Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

Madje ai në organizimin e Javës së Gruas, u shpreh se Kosova udhëhiqet nga liderë përgjegjës për qeverisje të shtetit, përcjell Klankosova.tv.

”Le të mos e vë askush në pikëpyetje apo të ketë dyshim për përkushtimin tonë ndaj Kosovës, e cila është një shtet sovran dhe i pavarur, me liderë të fortë që janë përgjegjës për qeverisjen e shtetit dhe të cilët po bëjnë zgjedhjet e duhura për të mbrojtur popullin dhe interesat e Kosovës”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera