Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Autori: Gazeta inFokus
22:46 | 23 March 2023
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e dialogut nga viti 2013 dhe se do të dizajnohet ashtu si do të përcaktohet nga të dyja palët në negociata. Ai tha se po bisedohet për organizimin e një takimi të ri mes Vuçiqit dhe Kurtit së shpejti dhe shtoi se do të jetë një mundësi për të sqaruar disa gjëra.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e dialogut të Brukselit që nga viti 2013 dhe duhet të formohet në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht në veri të Mitrovicës, të shohë se si do të jetë e ardhmja e tij. Mendoj se tani po shikojnë shumë modele që janë në përputhje me standardet evropiane”, tha Hill për Pink TV, raporton “N1“.
I pyetur se cili është afati për formimin e Asociacionit, nëse është periudha para apo pas zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të Kosovës, Hill tha se “nuk mund të flas për afate kaq të shkurtra” dhe shtoi se i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar “foli për disa afate të gjata dhe se gjithçka mund të përfundojë deri në fund të vitit 2023”.
“Por mendoj se duhet të përpiqemi të ecim shpejt, të sigurojmë që të respektohen interesat e komunitetit serb në Kosovë”, tha diplomati amerikan, transmeton Telegrafi.
Negociatat në Ohër më 18 mars, kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti arritën një marrëveshje gojore për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, Hill i vlerësoi si “shumë të suksesshme”.
“Mendoj se kanë bërë përparim. Do të doja të shihja disa gjëra më konkrete, por mendoj se po ecim shumë qartë drejt zbatimit të këtij procesi të dialogut. Duhet ende shumë për të bërë, veçanërisht në artikulimin se si do të duket Asociacioni, kjo është një çështje kyçe”, shtoi ai.
Hill tha se po bisedohet për organizimin e një takimi të ri mes Vuçiqit dhe Kurtit së shpejti dhe shtoi se do të jetë një mundësi “për të sqaruar disa gjëra”.
Ai tha se gjëja më e rëndësishme për SHBA-në në Ballkanin Perëndimor janë marrëdhëniet e mira ndërmjet shteteve dhe shtoi se Uashingtoni për këtë arsye e mbështet fuqishëm nismën e Ballkanit të Hapur, si dhe të gjitha iniciativat e tjera rajonale.
“Duhet të ketë dukshëm më shumë iniciativa rajonale në mënyrë që të krijohen modele më të mira bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe çështja e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është pjesë e procesit të integrimit rajonal”, tha Hill.
Lidhur me marrëveshjen në Ohër, me të cilën Aneksi i Zbatimit të Marrëveshjes u bë pjesë detyruese e rrugës evropiane të të dyja palëve, Hill tha se Serbia duhet ta ngrejë çështjen e Kosovës “në kontekstin e aspiratave të saj për hyrje më të shpejtë në BE”. /Telegrafi

Të tjera
-
Kurti për rikthimin në EQAR: Është dëshmi e punës dhe angazhimit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për rik...
-
Tërmet në Kosovë, lëkundjet ndihen në Ferizaj
Lëkundje toke janë ndjerë në Kosovë para pak minutash Lëkundjet janë regjist...
-
Buxheti i ri i BE-së parasheh 100 miliardë euro për Ukrainën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se buxhet...
-
Agim Bahtiri e qet një foto në FB dhe thotë: Kjo do të jetë Mitrovica e së ardhmes
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi në Facebo...
-
Reagimi i Qeverisë për vendimin e Supremes, Gruda: U shkrua në panik, rrethi për ta po ngushtohet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në “Rubikon” ...
-
ASK: Më shumë Energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2025 sesa në muajin maj 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjis...
-
Digjet një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë
Një banesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Banesa që është përfsh...
-
Seria e rrëfimeve në “Debat Plus”: Në një dhomë dhùnùan atë, në tjetrën motrën e saj
Në ditën e tretë të transmetimeve të rrëfimeve të historive të dhunës seksual...
-
“Samia burrat, Mihanja gratë – i kanë thirrë e ju kanë thanë Ramizi e ka çu Hashimin në Hagë, votone Dritonin”, Lladrovci: Nuk e kam mbështetur Bekimin, e du
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i ftuar në “Pressing” të T7, të m...
-
Zjarr në skenën e festivalit më të madh në botë të muzikës elektronike
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “T...
-
“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjed...
-
Mbyllen dy strehimore të qenve ne Ferizaj
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka inspektuar dhe mbyllur dy lokacione q...