Lajme

Ambasadori gjerman tregon të mirat dhe të këqijat e raportit të ekspertëve të Këshillit të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 29 November 2023

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka komentuar raportin e ekspertëve ligjorë të Këshillit të Evropës mbi Kosovën, ku flitet për sistemin politik e juridik me standardet e KiE-së.

Sipas tij, lajm i mirë në këtë raport është se rregullat ligjore në përgjithësi janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ndërkaq lajm i keq është se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Deçan shënon shkelje të qartë të sundimit të ligjit.

“Ekspertët e cilësojnë Kosovën si një demokraci funksionale dhe vlerësojnë kushtetutën e saj moderne me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit. Por ata gjithashtu vënë në dukje kritika të ashpra ndaj përfaqësuesve dhe institucioneve gjyqësore nga politikanët në poste të larta”, tha Rohde në platformën “X”.

-Advertisement-

Tutje, ai ka shtuar se dy rekomandimet e para të raportit për Kosovën në sundimin e ligjit janë: zbatimi pa vonesë i vendimeve të Deçanit dhe respektimi i plotë i pavarësisë së gjyqësorit, duke u përmbajtur nga kritikat e panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor.

“Në përgjithësi, raporti nxjerr një pamje të përzier, duke treguar standarde të larta ligjore që nuk zbatohen gjithmonë plotësisht. Është shumë e qartë për mua se zbatimi urgjent – siç kërkohet në mënyrë të përsëritur nga komuniteti ndërkombëtar – është i nevojshëm për të avancuar me sukses ofertën e anëtarësimit të Kosovës”, shtoi diplomati gjerman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera