Lajme

Ambasadori gjerman takohet me kryeshefin e KOSST: Integrimi i komunave veriore, hap i rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 30 January 2024

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evatar Zeqiri, për të folur mbi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në sektorin e energjisë.

Në një njoftim të ambasadës gjermane u tha se integrimi i katër komunave me shumicë serbe është hap i rëndësishëm për operatorin.

“Gjatë një takimi mjaft informues me kryeshefin e KOSTT, Evatar Zeqiri, ambasadori Rohde theksoi bashkëpunimin e madh me Gjermaninë dhe mbështetjen e kahershme të KfW Bankengruppe në sektorin e energjisë. Integrimi i mëtejshëm i katër komunave veriore ka qenë një hap i rëndësishëm për biznesin e qëndrueshëm të operatorit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

KfW Bankengruppe është një bankë shtetërore gjermane për investime dhe zhvillim, me seli në Frankfurt. Që nga viti 2018 ajo është banka e tretë më e madhe e Gjermanisë./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera