Uncategorized

Ambasadori gjerman për ndalimin e boksierëve: Serbia ka politizuar edhe sportin

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 26 October 2021

Ekipi kosovar i boksit nuk po mund të paraqitet në Kampionatin Botëror që është duke u mbajtur në Beograd të Serbisë, pasi që kjo e fundit nuk është duke lejuar që ekspedita kosovare ta kaloj kufirin shtetëror.

Boksierëve kosovarë së bashku me trajnerë iu është refuzuar hyrja në Serbi tri herë radhazi, duke bërë që të reagojnë zyrtarë nga Federata e Boksit Ndërkombëtarë dhe nga Bashkimi Evropian, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ekipit kosovar nuk iu lejuar hyrja në Serbi ku edhe iu kërkua që të largohen simbolet shtetërore, gjë të cilën boksierët kosovarë e kanë bërë, por që përsëri nuk ishte e mjaftueshme që t’iu lejohet pjesëmarrja e tyre në Botërorin e boksit në Beograd.

-Advertisement-

Rreth këtij skandali, sot ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, i cili ka treguar që kjo është një shembull i “Ballkanit të Mbyllur”.

“Pajtimi i qëndrueshëm ndërmjet shoqërive të ndryshme fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Këto shkëmbime janë tejet të rëndësishme në ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë”, tha Rohde në llogarinë e tij “Twitter”.

“Politika nuk duhet të jetë pjesë e sportit, gjithmonë kjo është një ide jo e mirë. Ndalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në Kampionatin Botëror që organizohet nga AIBA, është e kundërt me këtë gjë. Fatkeqësisht, ky është një shembull i ‘Ballkanit të Mbyllur’ dhe jo i atij të hapur”, shtoi ambasadori gjerman.

Ditën e djeshme, ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka thënë që kjo situatë ka tejkaluar nivelin sportiv, duke kaluar në çështje politike për shkak të qëndrimit të Serbisë kundër shtetit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera