Ambasadori gjerman: Nuk ka rrezik për luftë mes Kosovës dhe Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 27 September 2022
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde thotë se nuk ka rrezik për luftë mes Kosovës dhe Serbisë, duke komentuar kështu deklaratat e kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai gjithashtu tha se nuk ka rrezik për një Republika Sprska brenda Kosovës.Ambasadori gjerman ka thënë se kjo është një retorikë që po i ngrit emocionet dhe po i rritë tensionet, por që një gjë e tillë asnjëherë nuk ndihmon.
Ai ka thënë se NATO ofron siguri për gjithë vendin.“Jo. Kjo është një retorikë që po i ngritë emocionet dhe po i rritë tensionet dhe kjo asnjëherë nuk ndihmon. Kosova ka prezencë të trupave të KFOR-it për më shumë se 22 vjet, dhe NATO ofron siguri për vendin. Janë 27 shtete këtu që kontribuojnë për stabilitet Kosovë”, tha Rohde, për tëvë1.
Tutje, Rohde thekson se këto janë përpjekje të Rusisë që ta destabilizojë rajonin dhe synon që të ngadalësojë procesin e integrimeve të këtyre vendeve.
“Çfarë shoh unë janë përpjekjet që vijnë nga Rusia për ta destabilizuar regjionin e Ballkanit Perëndimor. Rusia synon që ta ngadalësojë procesin e integrimeve për këto vende. Palët duhet ta kuptojë që rruga për në Evropë arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe jo konfrontimit”, shtoi ai.
Rohde ka bërë thirrje që marrëveshjet e Brukselit të respektohen, pasi sipas tij, Qeveria duhet të jetë ajo që i anashkalon problemet.“Ne e kemi thënë disa herë se marrëveshjet e Brukselit duhet të respektohen. Siç janë arritur ato marrëveshjet që i ceka më herët për targa dhe letërnjoftime, edhe asociacioni është një marrëveshje që duhet të respektohet dhe të zbatohet. Pyetja është si? Kjo i takon Qeverisë së Kosovës se si do e zbatojë. Duhet të ketë propozime nga Qeveria dhe jo të zmadhohet problemi. Nuk ka as edhe një rrezik të ketë një Republika Sprska brenda Kosovës”, tha Rohde.
Ndërkaq, lidhur me vendimin për Manastirin e Deçanit, Rohde tha se Qeveria aktuale si dhe Qeveritë e kaluara, nuk kanë zbatuar një marrëveshje, e kjo sipas tij, mund ta minojë kredibilitetin e Kosovës.“Ka shumë raste në Evropë që mund të merren shembull se si të formohet asociacioni, këtë e ka përmendur edhe Përfaqësuesi Special. Kushtetuta e Kosovës ka treguar se çfarë mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet. Mos të harrojmë edhe një gjë, marrëveshjen për Manastirin e Deçanit. Ne i kemi lëshuar pesë deklarata për shkak të moszbatimit të këtij vendimi. Është një marrëveshje që nuk po zbatohet nga kjo Qeveri por edhe nga të kaluarat. Duhet t’i qëndroni mbrapa atyre marrëveshjeve që i keni nënshkruar, ndryshe e minoni kredibilitetin tuaj”, tha tutje ai.
Gjithashtu, Rohde tha se kjo çështje mund të bëhet pjesë e pakos së aplikimit të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...