Lajme

Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për të parandaluar gjenocidin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 08 April 2021

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb deklaroi se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por se ishte i nevojshëm një reagim sepse ishte e nevojshme për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë.

“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB (për fillimin e veprimeve ushtarake). Por duhet të merrej një vendim, qëllimi ishte të shmangte një katastrofë humanitare, për të shmangur gjenocidin”, tha ai për RTV, transmeton Klan Kosova.

Kurti emëron edhe një zëvendësministër

-Advertisement-

Diplomati gjerman në Serbi tha se bombardimi ishte “shumë i vështirë për Serbinë, por që nuk duhet të harrojmë se nuk ndodhi thjesht.”

“Problemi ishte gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën, të gjitha mjetet diplomatike ishin përdorur më parë”, shtoi ambasadori gjerman, raporton N1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera