Ambasadori gjerman: Kancelari Scholz erdhi këtu sepse Kosova ka shënuar përmirësim në luftën kundër korrupsionit
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 22 June 2022
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur historike vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë, derisa ka shtuar se vizitat nga krerët shtetërorë të Gjermanisë janë të ndërlidhura edhe me performancën në luftën për sundim të ligjit.
Rohde ka thënë se Gjermania mbështet çdo qeveri që ka agjendë reformash që kanë për qëllim luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.
“Unë nuk mund të flas për të kaluarën, mirëpo vitin e kaluar ministri i atëhershëm për Punë të Jashtme i Gjermanisë, ministri Maas erdhi në Prishtinë. Në të kaluarën ka pasur disa ulje të performancës në luftën për sundim të ligjit. Ka pasur deklarata që kam bërë unë dhe ambasadorët e tjerë të Quint-it rreth zhvillimeve ku nuk jemi plotësisht në linjë me vendimet e Qeverisë, për shembull çështja e zgjedhjeve të Serbisë, vendimet gjyqësore ku kemi kërkuar zbatimin e këtyre vendimeve. Po e them përsëri që ne nuk duam që vetëm Kosova por i gjithë Ballkani Perëndimor të integrohen në strukturat evropiane. Për të ndodhur kjo, edhe ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë por njëjtë duhet të bëjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën”, tha Rohde.
“Për herë të parë në pesë vjet, Kosova ka shënuar përmirësim në indeksin kundër korrupsionit, në të kaluarën ka pasur ulje të pikëve, gjë që çmohet”, tha ai.
Rohde përmendi faktin se Gjermania është investitori më i madh dhe se është shtëpia e numrit më të madh të diasporës, “ngase gati gjysmë-milioni kosovarë apo gjermanë me origjinë nga Kosova tani jetojnë në Gjermani”.
“Të gjitha këto kur kombinohen me situatën në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, dhe faktin që Qeveria e Kosovës ka qenë e para që brenda ditës i është bashkuar sanksioneve të BE-së, dhe në një farë mënyre kur dikush viziton dikënd, së pari shkon i sheh personat më të afërt apo familjen, pra njerëzit me të cilët ndan vlerat e njëjta”, deklaroi ambasadori në “Kallxo Përnime”.
Ndryshe, Scholz vizitoi Kosovën më 10 qershor, në kuadër të një vizite dyditore në Ballkan.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...