Lajme

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Besian Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 25 February 2021

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka njoftuar se është takuar sot me Besian Mustafën, ministrin e Bujqësisë, shkruan Gazeta inFokus.

Rohde ka treguar se kanë diskutuar për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe rreth kursit që do të ndjek LDK në të ardhmen.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë biseduar edhe për çështjen e krijimit të Qeverisë së re dhe për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë ka kërkuar një opozitë të gjallë dhe konstruktive.

-Advertisement-

“Lidhur me vendimet e ardhshme (formimi i qeverisë dhe votimi i presidentit), unë nënvizova nevojën për të patur një opozitë të gjallë dhe konstruktive”, ka theksuar diplomati gjerman./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera