Lajme

Ambasadori Gjerman do të hapë Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 13 August 2024

Drejtoresha Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, u takua me Ambasadorin Gjerman, Jörn Rohde, dhe Zëvendës Ambasadorin, Matthias Conrad, për të diskutuar Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Ambasadori Rohde do të hapë zyrtarisht këtë forum, i cili do të mbledhë në Prishtinë liderë të biznesit dhe politikanë nga Gjermania dhe Kosova për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Forumi, i organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane, do të mbahet më 2 dhe 3 tetor në Prishtinë.

-Advertisement-

Në fillim të tetorit, Prishtina pritet të bëhet qendra e bashkëpunimit gjermano-kosovar, pasi ky forum do të zhvillohet menjëherë pas ngjarjes rajonale SUBEX – Supplier Expo, që mbahet më 1 tetor në Prishtinë dhe bashkëorganizohet nga tri oda gjermane: Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Oda Ekonomike Gjermane e Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri.

“Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar do të mirëpresë mbi 300 pjesëmarrës dhe ekspertë të industrisë nga Gjermania dhe Kosova. Ngjarja do të ofrojë një program tërheqës me diskutime në panele, intervista me ekspertë, podcast-e, masterclass-e, vizita në kompani dhe shumë më tepër. Gjermania mbetet investitori më i madh i huaj në Kosovë (me 190 Milionë Euro investime të huaja direkte në 2023), donatori më i madh bilateral që nga paslufta, partneri kyç tregtar dhe shteti me diasporën më të madhe kosovare. Forumi i parë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili u mbajt në vitin 2022 rezultoi me investimin 20 Milionë Euro në sektorin e automotivës”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera