Ambasadori gjerman ankohet për mbeturinat tek Ujëvara e Mirushës
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 24 September 2018
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot organizoi lansimin e Fushatës tre mujore për Mjedisin dhe Javës në Diplomaci për Klimë.
Uji, cilësia e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe eficinca e energjisë janë katër shtyllat kryesore të fushatës. Përmirësimi i mjedisit është një nga hapat kryesore për Kosovën në procesin e integrimit evropian.
Ricardo Serri shef i Seksionit, Ekonomik dhe të Integrimeve Evropiane, tha se fushata për mjedisin synon rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit në mesin e popullatës së Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe për të sfiduar idenë se mbrojtja e mjedisit është vetëm në përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.
Ndërsa, Java e Diplomacisë për Klimën është një zotim i BE në ndryshimet klimatike, të iniciuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian dhe si ngjarje vjetore zhvillohet në gjithë botën.
Programi i Javës së Diplomacisë për Klimën përqendrohet në ngritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike, zbutjen e trendëve negative, të ndryshimeve klimatike edhe në Kosovë si pjesë e zonës më të gjerë gjeografike. Didier Chabert, ambasador i Francës në Kosovë ka thënë se edhe Kosova ndikohet nga ndryshimet klimatike, andaj autoritetet e Kosovës duhet të inkorporoj politikat e BE klimatike meqë është në rrugën e saj integruese.
Ndërsa, Christian Heldt ambasador i Gjermanisë në Kosovë me këtë rast tha se Kosova ka ende punë për rritjen e ndërgjegjësimit për fushën e mjedisit.
“Aktualisht 85 përqind e energjisë prodhohet nga termocentralet me thëngjill, dhe një përqindje e madhe e popullatës përdorin dru për ngrohje, e cila qon në ndotjen e ajrit. Prerjet ilegale të pyjeve në Kosovë, parashihet që nëse vazhdohet kështu pa mbikëqyrjeje efikase, deri në vitin 2030 nuk do të ketë më pyje. Qindra lumenj natyror të pa mbrojtur nga mjedisi. Dje kam hasur tek Ujëvara e Mirushës ambient të pa pastër, me shishe të plastikës të lëna nga vizitorët”, tha Heldt.
Igor Soltes deputet në Parlamentin Evropian nëpërmjet një videomesazhi ka thënë se ndryshimet klimatike ndikojnë në ndotjen e e ajrit, andaj, sipas tij, Kosova është me rëndësi të zbatojë ligjet e BE-së për ndryshimet klimatike.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































