Lajme

Ambasadori Gashi falënderon Macronin për ftesën në Pallatin Elysee

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 20 November 2020

Ambasadori kosovar në Francë, Qëndrim Gashi, ka falënderuar presidetin francez, Emmanuel Macron, për ftesën e bërë në Pallatin Élysée, të cilët më pas biseduan me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, e ka konsideruar këtë gjest si një simbol i miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës

Përgjatë takimit përmes video-konferencës, Macron u zotua se do ketë takim në nivel ekspertësh me delegacionin kosovar për të biseduar lidhur me çështjen e vizave.

-Advertisement-

Presidenti Macron dje më nderoi me ftesën në Pallatin Élysée, për të marrë pjesë në bisedën e tij në videokonferencë me Kryeministrin tonë Hoti. E falënderova në emër të Kosovës për këtë mikpritje të ngrohtë. Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Ne i jemi mirënjohës atij dhe Francës për kontributin e jashtëzakonshëm që ata ia ofrojnë Kosovës në vazhdimësi, në avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike e perëndimore. Merci!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera