Ambasadori francez s’përjashton masat ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 07 October 2023
Ambasadori francez në vendin tonë, Olivier Guerot, thekson nevojën për “të vërtetuar me saktësi faktet” nëse Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, para se ndaj këtij shteti të ndërmerren masa ndëshkuese. Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, ai shton se “nuk mund të mos i bëjmë vetes pyetje” pas gjithë atij armatimi të kapur nga autoritetet e Kosovës.
Guerot shpreh qëndrimin e Francës kur deklaron se pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në mënyrë që autorët e këtij akti terrorist të dalin para drejtësisë.
Megjithëse, liderët e shtetit të Kosovës deklaruan se nuk mund të ulen në tryezën e dialogut me Serbinë para se aplikohen sanksione ndaj presidentit Aleksandër Vuçiq, ambasadori Guerot në një intervistë me shkrim për KosovaPress, shprehet se palët nuk duhet të vendosin kushte apo të deklarojnë njëanshëm se dialogu nuk është një çështje aktuale.
Sipas tij, agresioni i 24 shtatorit vetëm sa ka theksuar nevojën që dialogu është “e vetmja mundësi për të zgjidhur ngërçin aktual përmes mjeteve politike”.
Intervista e plotë:
KosovaPress: Cili është qëndrimi i Francës për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit?
O. Guérot:Franca dënoi menjëherë dhe ashpër sulmin e papranueshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe dy policë tjerë të plagosur. Ajo i shprehu ngushëllimet familjes së rreshterit Afrim Bunjaku dhe bëri thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.
Serioziteti i këtyre ngjarjeve e bën edhe më të nevojshme urgjencën për Serbinë dhe Kosovën për të treguar përgjegjësinë për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë e mundshme drejt normalizimit të marrëdhënieve ne mes të dy vendeve dhe që u mundëson atyre të përparojnë drejt Bashkimit evropian.
KosovaPress: Në bazë të organizimit, planifikimit si dhe armatimit të gjetur të këtij grupi terrorist a konsideroni se Serbia është prapa tij, siç po deklarojnë krerët institucionalë në Kosovë?
O. Guérot:Nuk mund të mos i bëjmë vetes pyetje duke pasur parasysh numrin dhe natyrën e pajisjeve të braktisura nga grupi i armatosur. Dëgjuam pikëpamjet e presidentit Vuçiq dhe deklaratat e avokatit të M. Radoiçiq. Ne kërkojmë të vërtetojmë me saktësi faktet.
KosovaPress: Ditët e zisë kombëtare në Serbi për terroristët e vrarë dhe lirimi i liderit të grupit terrorist Milan Radojiçiq e dëshmojnë se Serbia është prapa këtij sulmi?
O. Guérot:Heroizimi i sulmuesve të vrarë në Banjska vetëm sa shton rrezikun e aksidenteve. Ne po ndjekim nga afër hetimet në vazhdim dhe presim që autorët të dalin para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht.
KosovaPress: Në bazë të këtyre dëshmive a duhet Serbia të sanksionohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
O. Guérot: Vetëm mund të rikujtoj se Franca nënvizon nevojën për të vërtetuar faktet përmes hetimeve të pavarura, në mënyrë që të nxjerrë përfundime, nëse është e nevojshme, për masat që mund të ndërmerren.
KosovaPress: Po ashtu në kuadër të tensionimit të mëtejshëm të situatës Serbia dërgoi ushtrinë në brezin kufitar me Kosovën, por u tërhoq pas kërcënimeve amerikane. Çfarë sinjale janë këto?
O. Guérot: Përforcimet ushtarake në kufi kanë ngritur shqetësime në mënyrë legjitime. Ushtria serbe filloi të marrë masat e pritshme. Është thelbësore të ruhet një kanal komunikimi me KFOR-in dhe të shmanget çdo befasi.
KosovaPress: Kur jemi tek dialogu Kosovë-Serbi, a mund të zhvillohet i njëjti pas ngjarjeve të fundit në teren?
O. Guérot:Rikthimi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja është e vetmja mundësi për të zgjidhur ngërçin aktual përmes mjeteve politike. Sulmi i 24 shtatorit duhet të inkurajojë të dyja palët që të intensifikojnë dialogun, të mos vendosin kushte apo te mos deklarojnë në mënyrë të njëanshme se ai nuk është më një çështje aktuale.
KosovaPress: Janë ende valide marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit?
O. Guérot: Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit mbeten të vlefshme dhe ne u bëjmë thirrje të dyja palëve t’i zbatojnë ato sa më shpejt të jetë e mundur pa parakushte. Kosova në veçanti duhet të fillojë punën për formimin e asociacionit te komunave me shumicë serbe.
KosovaPress: Në kontekstin aktual politik, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës a janë të drejta? Kur pritet të tërhiqen të njëjtat?
O. Guérot: Masat e marra në rastin e Kosovës janë masa të përkohshme dhe të kthyeshme, të cilat janë miratuar nga shtetet anëtare pasi të gjitha janë pajtuar. Një numër i veprimeve të kërkuara në Kosovë janë zbatuar, por jo të gjitha. Është thelbësore të merren masat e de-eskalimit që kemi kërkuar. BE pret që Kosova dhe Serbia të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për t’u mundësuar atyre të përparojnë drejt Bashkimi Evropian.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...