Lajme

Ambasadori francez: Serbia të mbajë qëndrim të përbashkët me BE-në për luftën në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 05 May 2022

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, vlerësoi se ndonjëherë ka “njëfarë lodhjeje nga zgjerimi” në opinionin publik në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se i bëhet qejfi që këtë e theksoi edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili të mërkurën priti presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Sipas Cochard, dinamika e procesit të anëtarësimit nuk është e lidhur me luftën në Ukrainë, sepse e gjithë kjo është thënë shumë më herët.

-Advertisement-

Duke folur për qëndrimin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë, ambasadori francez në Serbi tha se “ka nevojë për harmonizim pasi Serbia është kandidate për anëtarësim në BE” dhe shtoi se është normale të insistohet në një vizion të përbashkët.

Cochard vlerësoi se Serbia “e pranoi se pushtimi i Ukrainës ishte një shkelje e integritetit të saj territorial” dhe theksoi rëndësinë e votimit të Serbisë “me shumicën dërrmuese të vendeve” në Kombet e Bashkuara, raporton Fonet, transmeton Klankosova.tv.

“Është një njohje e kërcënimeve me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për luftën që Rusia po bën kundër një shteti sovran”, tha ai.

Ai theksoi se Serbia duhet të mbajë një “pozicion të përbashkët” me vendet e BE-së kur bëhet fjalë për përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera