Lajme

Ambasadori francez paralajmëron Kurtin e Vuçiqin: Do të ketë pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 20 March 2023

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshje ne arritur në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka theksuar rendësin e zbatimit të këtyre zotimeve, ndërsa ka theksuar se ka pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet e arritura.

Në një intervistë për RTK që pritet të transmetohet sonte, ambasadori francez ka folur për pasojat që mund t’i presin palët që nuk respektojnë zotimet e marrëveshjes.

Ai ka thënë se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht do ketë pasoja nëse nuk respektohen.

-Advertisement-

Ne do ndjekim me vëmendjen respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen, duhet ditur se ka qenë marrëveshja me e mirë e mundshme, jemi në rrugën drejtë normalizimit dhe synimi ynë është normalizimi i plotë. Nuk do të ndalem që ta sqarojë fjalë për fjalë çështjen e termave të përdorur, nuk ka asnjë ambiguitet apo dykuptimësi sa i përket zbatimit të Asociacionit”, ka thënë ai.

“Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zgjidhur këto çështje në mënyrë që perspektiva e të dy vendeve në kontekstin e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë ka nxitur edhe me shumë që të dy vende të shkojnë drejt BE’së”, tha ndër të tjera ambasadori Guerot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera