Lajme

Ambasadori francez në Kosovë: Autorët e sulmit duhet të arrestohen e sillen para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 24 September 2023

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për vrasjen e policit të Kosovës në veri të vendit nga bandat kriminale.

Guerot tha se sulmi i mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës është i papranueshëm.

“Mendimet e mija janë me familjarët e viktimës. Autorët e këtij sulmi duhet të arrestohen dhe sillen para drejtësisë”, shkroi Guerot.

-Advertisement-

Kujtojmë se përveç policit të vrarë, një tjetër ka mbetur i plagosur, ku gjatë mëngjesit të sotëm operacioni pati sukses për t’ia larguar predhat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera