Lajme

Ambasadori i Francës në Beograd shpreson se bisedimet Kosovë-Serbi nuk janë bllokuar

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 07 September 2018

Ambasadori i Francës në Beograd, Frederik Mondoloni, shfaqi sot shpresën se nuk bëhet fjalë për bllokim të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe iu bëri thirrje palëve të ndërmarrin të gjithë hapat për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Mondoloni ka theksuar se Franca mbështet arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të hapte rrugën për zgjidhje afatgjatë të konfliktit.

Deklarimi i ambasadorit francez u bë pak orë pasi presidenti serb Vuçiq anuloi pjesëmarrjen në dialogun me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i paraparë të mbahet sot në Bruksel.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera