Ambasadori britanik: Të shqetësuar për aktivitetin e Rusisë në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 17 March 2018
Londra zyrtare nuk e fsheh shqetësimin mbi aktivitetin rus në rajonin e Ballkanit. Autoritetet britanike kanë akuzuar Rusinë ditët e fundit për një sulm me agjent kimik në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, që i mori jetën Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
Për të adresuar këto shqetësime, ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, doli para mediave në Tiranë, ku dhe u pyet mbi debatin për ndikimet ruse në Shqipëri.
“Unë nuk dëshiroj të komentoj specifikisht mbi akuzat mes PS-së dhe PD-së; nuk mendoj se më takon mua ta bëj një gjë tillë sot. Por mund të them që ne jemi të shqetësuar për aktivitetin më të gjerë të Rusisë në rajon, përfshirë edhe çfarë ndodhi në Malin e Zi”, tha ambasadori Duncan Norman, njofton Top Channel.
Ambasadori Norman tregoi një seri masash që Londra ka vendosur të marrë ndaj këtij akti, që e konsideron si sulm ndaj Britanisë, ku përfshihet edhe largimi i 23 diplomatëve rusë, të cilët dyshohen si oficerë inteligjence të padeklaruar.
Ai tregoi edhe se çfarë priste Londra nga aleatët e saj të NATO-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
“Le të jemi të qartë; asgjë nga ato që unë thashë nuk sugjeron që masat e ndërmarra janë një përgjigje ushtarake. Sigurisht ne presim nga aleatët tanë të përgjigjen dhe sigurisht i mirëpresim përgjigjet e duhura nga ana e aleatëve në NATO, por nuk po flasim për veprime ushtarake”, tha ambasadori.
Në një kohë kur vendet janë të ndërlidhura ekonomikisht, ndërprerja e gazit rus do të përbënte një shqetësim, ndaj dhe ambasadori Norman, pohon se përgjigja e Londrës nuk nënkupton prishjen e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.
Të tjera
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...