Lajme

Ambasadori britanik takohet me shefin e EULEX-it, flasin për situatën në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 23 August 2023

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është takuar këtë të mërkurë me Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Abbott ka njoftuar se me Pietro Barbano kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës si dhe bashkëpunimin mes ambasadës britanike e EULEX-it.

“Ishte kënaqësi të takohem me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për rolin e EULEX-it dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm mes ambasadës tonë dhe  EULEX-it”, ka shkruar Abbott në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera